Sami Lushtaku e ka mbajtur tubimin e radhës me të rinjt në Skënderaj. Tubimi ishte masiv dhe sipas fotografive të postuara salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të rinjt të interesuar për pjesëmarrje.
Por, përpos Bekim Haxhiut i cili kërcënoi publikisht qytetarët, edhe ish këshilltari i z. Kadri Veseli doli në mbështetje të z. Bekim Jashari. Ai akuzoi PDK-në gjatë ditës së sotme për mos mbështetjen e kandidaturës së Bekim Jasharit.
Por, gjatë fjalimit Kryetari i PDK-së z. Sami Lushtaku u shpreh se “mos ju besoni disa zagarëve që e kanë kullotë PDK-në”, pas kësaj fjalie mbështetësit u ngritën në këmbë duke brohoritur “PDK PDK PDK”.