Lushtaku: Kur kemi ra në pritë, isha i plagosur në të dy këmbët, Syla pantollonat blozhë i ka pas
Ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës z. Sami Lushtaku, ka treguar për një ngjarje të rëndë që u kishte ndodhur gjatë kohës së luftës në emisionin Kojshia Show. Ai tregoi për pritën që u kishin bërë forcat serbe.
“Isha bashkë me Sylejman Selimin e Ilaz Kodrën, kanë qenë edhe disa ushtarë të Rahovecit kur kemi ra në pritë në Rahovec, domethënë në dalje të Rahovecit, ka qenë moment tepër i rëndë sepse ne kemi ra në pritë dhe fati jonë i mirë që ne ishim të përgatitur, ishte kordoni i policisë e ne me makina tu shku me marr armë në atë kohë, se ka qenë gati para fillimit të luftës dhe kemi fillu luftimet, unë jam plagosë dhe një Hoxha është i Klinës, Syla për fat të mirë në të dy anët i ka pantollat blozhë po plumbi se ka rrokë. Po është e vërtetë që Syla më ka ndihmu edhe mu edhe Hoxhës, na ka ndihmu shumë atë ditë sepse unë kam qenë në të dy këmbët i plagosur, edhe pse kemi ec po me vështirësi“