fbpx
Lajme

Lushtaku: Nuk e besoj që aktivistët e VV-së guxojnë me më gjuajt mua me “vezë e kastraveca”

Lëvizja Vetëvendosje e ka instaluar metodën e gjuajtës së zyrtarëve publik me vezë, dometa e gjëra të tjera. Si parti opozitare e kanë sulmuar Hajredin Kuçi, Petrit Selimin e zyrtarët e tjerë. Gjatë ditës së sotme, PSD e ka mbuluar me miell Ministrin e Financave z. Hekuran Murati.

Sami Lushtaku, para pak vitesh ishte pyetur nga Jeta Xharra rreth sulmeve me vezë dhe kastraveca.

Sami Lushtaku në një intervistë për gazetaren Jeta Xharra kishte thënë se Kurti i ka shkelur të gjitha parimet. Ai ka thënë se ai i ka pranuar testet nga Serbia dhe sa ishte opozitar i ka gjuajt disa patligjona e kastraveca, produkte të Serbisë.

Jeta Xharra ka thënë se juve me kastraveca ju kanë gjuajt a? Sami Lushtaku ka thënë se nuk e besoj atë punë që guxojnë me më gjuajt mua sepse edhe ti e mban mend kogja mirë…

Sami Lushtaku ka thënë se kauzat e Vetëvendosjes janë fallso.

https://www.youtube.com/watch?v=DDZXDKCQpaI Video 22:30

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close