Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së z. Bardhyl Mahmuti ka treguar se si e ka njohur njërin prej themeluesve të UÇK-së z. Kadri Veseli.
“Kadri Veselin e kam njohur më parë, për arsye se Sabit Veselin që është Hero i Kosovës, kam qenë në të njëjtin burg në Pozharevc. Përmes Sabit Veselit dmth që ka gëzu një autoritet të madh është angazhuar edhe Kadri Veseli. Kadriu ka qenë shok me Hashim Thaçin, Kadriu ka qenë gjithashtu… ka banuar me një banesë me Halil Selimin. Kadriun e kam pa si një veprimtar në demonstratat e 1989, ka qenë tepër aktiv, i kam pa shkathtësitë e tij, ka qenë edhe i guximshëm, ka qenë në vijë të parë”, tregoi Bardhyl Mahmuti.