Një hulumtim i fundit ka zbuluar se peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 500 vjet.
Por, për këta peshkaqen jetëgjatësia mund të vijë me një kosto, shkruan Daily Mail.
Në një studim të botuar këtë verë, studiuesit përdorën gjurmët e karbonit 14 të prodhuara nga testet bërthamore në vitet 1950 për të përcaktuar moshën e peshkaqenëve të Grenlandës, duke shqyrtuar kristaline lentet në sytë e tyre.
Më i madhi vlerësohet të jetë rreth 392 vjeç. Por, duke pasur parasysh disa pasiguri në metodë, mund të jetë diku nga 272 deri në 512 vjeç.
Studiuesit thonë se peshkaqenë e Grenlandës janë vertebrorët më të gjallë të Tokës.
Duke pasur parasysh jetëgjatësinë e tyre të pabesueshme, ekspertët dyshojnë se peshkaqenë e Grenlandës mund të mbajnë sekret jetën e gjatë e tyre.
Përmes ADN-së që e kanë marr nga pothuajse 100 peshkaqenë të Grenlandës, është zbuluar se ata kanë jetuar për rreth 4,265 vjet.