Epilogu

Majlinda Kelmendi: Kur luaj ndaj xhudisteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës jap 200%-shin

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi fitoi dy medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Pas fitores në finale ndaj ruses Natalia Kuziutina, Kelmendi fitoi medaljen e artë për suksesin në këtë garë poashtu u shpallë edhe kampione e Evropës. 

28 vjeçarja deklaroi se kur ballafaqohet me situata të tilla ndaj xhudisteve, vendet e të cilave nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës është shumë më e motivuar. 

“Keni mujtë me vrejtë në finale, krejt publiku ka qenë me rusën sepse edhe bjellorusët në një formë janë rusë. Por edhe ne kemi pasur përkrahje, bile ma shumë janë ndi zërat shqiptarë. Unë jam shumë e motivuar kur ka kësi raste në vende që nuk na kanë njohur pavarësinë dhe e jap 200%-shin” deklaroi Kelmendi.

Exit mobile version