Epilogu

Gazetari anglez: Thaçi do të kthehet si një hero mitologjik, do të shpallet i pafajshëm, besoj në kokën time

Shkruan Marc Perry:

Këtë e shkruaj jo si gazetari të ftohtë e të paanshme, por si qenie njerëzore, i cili, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Kosovë, ka gërmuar në regjistrin e luftës dhe katarsikisht ka ndërruar mendjen rreth akuzave kundër ish-Presidentit të Kosovës.

Mund të jetë i poshtër, por është i poshtri i ynë”, thuhet të ketë thënë Presidenti Roosevelt, por mbase kjo mund t’i aplikohet edhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, njëjtë si prej miqve, armiqve dhe rivalëve në Prishtinë.

Si lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Thaçi, herët në karrierën e tij, mësoi të jetë rrezikant me çehre që s’tregon shumë. Më 1999, pas shumë lajkatimeve nga Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, më në fund e vendosi firmën e tij në dakordimet e Rambujesë – përkundër dëshirave dhe kërcënimeve me vdekje nga komandantët e UÇK-së që i përfaqësonte. Veç 29 vjeçar, pasojat e vendosjes së emrit të tij me nënshkruesit tjerë shqiptarë vunë në lëvizje bombardimet e NATO’s mbi caqet serbe, tërheqjen e forcave shtetërore serbe nga Kosova, çarmatimin e UÇK-së, dhe, përfundimisht, deri te Thaçi vetvetiu duke deklaruar pavarësinë e Kosovës më 2008.

Gjatë 14 viteve të ardhshme pushteti i Thaçit si lider shpeshherë është konsoliduar përmes koalicioneve qeverisëse. Administrata e tij e tregut-të-lirë nisi ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe mbikëqyri privatizimin kundër varfërisë së përhapur dhe papunësisë së lartë, por që megjithatë me një rritje të qëndrueshme të PBB-së. Reputacioni i tij dikur i pashoq, sidoqoftë, nisi të thumbohej me akuza të pamëshirshme për ‘kapje të shtetit’, korrupsion, hajni dhe nepotizëm. Goditja vdekatare e autoritetit të toij erdhi kur u rrëzua nga pushteti pas fitoreve të mëdha të njëpasnjëshme të partisë së majtë Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, në shkurt 2020 dhe mars 2021.

Por, goditja më e rëndë ndaj statusit të tij erdhi si vetëtimë nga qiejt – kur një telefonatë i shkaktoi një kthesë nga fluturimi i Uashington-it të një samiti të paqes ‘të ndërmjetësuar nga Trump’ në qershor 2020. I thirrur për t’u paraqitur para një gjykate speciale në Hagë, Thaçi u kthye në shtëpi për t’u përballur me akuza për vrasje, zhdukje të personave me dhunë, persekutim dhe torturë të rreth 100 e sa viktima të krimeve të luftës.

Nën presion ndërkombëtar kjo Gjykatë Speciale ishte miratuar, disi absurdshëm, nga Kuvendi i Kosovës dhe vetë Thaçi. Fillimisht e bazuar në një raport të Këshillit të Evropës që kishte akuza të rreme për UÇK-në se kishte pasur vjelje të organe, akuzat kundër Thaçit ishin përpiluar nga një hetim rrjedhës nën prokurorin nga ShBA’ja, Clint Williamson që gjente se: “”Disa zyrtarë të lartë të ish-UÇK-së mbajnë përgjegjësi për një fushatë persekutimi që ishte drejtuar ndaj popullatës etnike serbe, rome dhe pakicave të tjera të Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët ata i etiketuan si kundërshtarë politikë.” Gjetja e praktikës sistematike në krimet në fjalë, Williamson rekomandoi hetime të mëtejshme drejt inditimit të udhëheqjes së UÇK-së për përgjegjësinë individuale si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Vetëm më 3 prill 2023 u hap më në fund gjyqi i Thaçit, së bashku me tre udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së. Në Prishtinë mijëra njerëz u mblodhën për një “Marshim për Drejtësi”, për të denoncuar gjykatën speciale; Ironikisht duke mbledhur një turmë të krahasueshme me protestat e 2015-ës, kur dikush thirri për largimin e Thaçit: “Thaci jashtë!” [Qeverisë].

Thaçi do të kthehet me reputacionin e tij të paprekur.

Pak njerëz në Kosovë, duke përfshirë edhe vetë mbrojtjen, hedhin poshtë krimet e dënueshme kundër kundërshtarëve politikë, pakicave, bashkëpunëtorëve dhe të ashtuquajturve tradhtarë të tjerë, të ndodhura gjatë dhe pas luftës; por lidhja e tyre me një zinxhir komandues koherent mund të jetë një shtrirje e tepërt.

Vetë mbrojtja e Hashim Thaçit u hap duke thënë: “Krimet janë kryer – por nuk janë të motivuara nga ndërmarrja e përbashkët kriminale e përshkruar në aktakuzë”.

Ekipi i mbrojtjes së UÇK-së ka paraqitur prova se ata ishin një grup i ndryshëm guerrilësh, duke luftuar beteja të lokalizuara pa një zinxhir të fortë komandimi – dhe hulumtimi im i pavarur në të dhënat e luftës e plotëson këtë.

Gjatë hapjes së gjyqit, filmi dokumentar dhe kujtimet e figurave të njohura të periudhës së luftës prekin mu në pikën kryesore. Ekipi mbrojtës i Thaçit citoi kujtimet e Joe Biden:

“E di që ju e dini se nuk e kontrolloni UÇK-në”, i tha Biden Thaçit.

Ndërsa një citim i ambasadorit Christopher Hill nënvizonte kërcënimet me të cilat përballej Thaçi nga komandantët e UÇK-së nëse ai do të nënshkruante diçka më pak se pavarësi të plotë:

“Pse nuk mund të pajtohesh me këtë?” E pyeta Thaçin, me të vërtetë duke mos kuptuar nëse ai i kuptonte pasojat gati fatale të përgjigjes “jo” të kosovarëve.

“Jeni ju që nuk kuptoni”, u përgjigj ai. “Nëse pajtohem me këtë, do të shkoj në shtëpi dhe do të më vrasin.”

Dokumentet e tjera të marra në mënyrë të pavarur nga unë paraqesin një pamje të ngjashme, qoftë edhe të paplotë, të UÇK-së në verën e vitit 1998.

Një nga më të fuqishmet ishte një faks i dërguar nga Ex Royal Marine dhe deputeti Paddy Ashdown nga Kosova në Londër në qershor 1998, duke parafrazuar “analizën bindëse” të UÇK-së nga redaktori i Zëri-t, Blerim Shala, si: “i dëmtuar dhe i ndarë, por jo i pakësuar”. Pas kthimit në MB, Ashdown shkroi për të informuar kryeministrin Blair për opinionin e qeverisë shqiptare për UÇK-në:

“Ata besojnë se UÇK-ja mbetet një organizatë kryesisht e shpërndarë, e bazuar në një sistem mbrojtjeje fshati, me pak ose aspak komandim dhe kontroll të përgjithshëm dhe jo drejtim politik. Kjo është në rrugën e formimit, megjithatë dhe do të jetë themeluar gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.”

Një dokument tjetër i jep Thaçit atë që përbën një letër rekomandimi nga presidenti Clinton. Gjatë ndërprerjes së armiqësive në vitin 1999, ai tha: “Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme… Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të takohem me ju dhe e admiroj udhëheqjen tuaj.”

Ndërkohë, ish-ambasadorët dhe këshilltarët në Kosovë, duke përfshirë Mark Dickinson, James Rubin dhe Robert Bosch, kanë ngritur kokën mbi parapet për të ofruar argumente që delegjitimojnë gjykatën dhe prokurorinë. Ata vënë në dukje kontradiktën e qenësishme në pretendimin se gjykata nuk është krijuar për të gjykuar në mënyrë të vetme UÇK-në, duke vënë në dukje të dukshmen: personat në gjyq janë vetëm nga UÇK-ja.

Pasi kam kaluar personalisht dhjetë vjet duke jetuar në Kosovë, i zhytur dhe ndonjëherë duke besuar në akuzat e vazhdueshme kundër Thaçit, si nga prokurorët hetues ashtu edhe nga opozita e tij politike, kam konstatuar me dhimbje se shumë nga sulmet, megjithëse të nxitura nga nevoja për llogaridhënie, po ashtu projektojnë që kanë nevojë për një kok turku të përshtatshëm.

Kjo nuk do të thotë se ai është shenjtor, ka pak shenjtorë në luftë dhe politikë, por besoj në kokën time se Thaçi do të shpallet i pafajshëm (edhe pse nuk mund të nxjerr të njëjtin përfundim për të gjithë të akuzuarit).

Nëse ai do të fitonte lirinë e tij, ai padyshim do të kthehet si një hero mitologjik. I Luanëzuar tashmë nga besimtarët ai do të falet për mëkatet e perceptuara të së kaluarës së tij, ndërsa autorët e krimeve në fjalë do të jenë të lirë.

Hakmarrja e pasluftës mund të mos jetë shërbyer e ftohtë, por drejtësia e pasluftës mund të mos shërbehet fare.

Pasi ka kaluar tashmë tre vjet në paraburgim, gjykimi i Thaçit do të vazhdojë për një periudhë të papërcaktuar dhe të pacaktuar.

Exit mobile version