Epilogu

Marko Gjuriq: Tribunali Special do t’i zbardhë krimet kundër serbëve, e mbështes plotësisht Gjykatën Speciale

Kosovo police escort Marko Djuric a Serb official to a police station in Kosovo capital Pristina after he was arrested in northern Kosovo town of Mitrovica on Monday, March 26, 2018. Kosovo police arrested a Serb official after he was banned from visiting a divided town in northern Kosovo and then fired tear gas and stun grenades at Serb protesters Monday. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut, kur kjo e fundit tha se heshtja e ndërkombëtarëve për Daçiqin dhe Vulinin është shurdhuese.

Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në tëitter, e ka komentuar letrën e ministres së Jashtme Haradinaj Stublla, drejtuar ambasadorëve të Kuintit, lidhur me kërcënimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe komunikatës të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ku iu referohet shqiptarëve si “shiptarima”.

Ajo në fund tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese karshi këtyre deklaratave.

E pikërisht në këtë cicërimë në tëitter, Gjuriq i ka thënë Çitakut se Tribunali Special do t’i zbardhë krimet kundër serbëve.

“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq.

Exit mobile version