fbpx
Lajme

Marrëveshja e Washingtonit: Amerikanët ia dorëzojnë Kurtit “Raportin për Ujmanin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Departamentit Amerikan për Energji rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit. I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë, shkruan Gazeta Express.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Lexo Edhe:
ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset rreth shlyerjes së ndëshkimeve
SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Washington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.

Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike./GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close