fbpx
Lajme

Marrëveshja për energjinë që sipas VV-së legalizonte Serbinë, sot respektohet nga Kurti

Energjia është rikthyer si tëmë në dialog. Më konkretisht, tema e (mos)pagesës së rrymës nga serbët në veri është diskutuar së fundmi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që lehtësohet nga Brukseli.

Në një postim relativisht të shkurtër, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka shkruar se është afër finalizimit një dakordim për nisjen e zbatimit të një udhërrëfyesi për energji. Sipas shefit të delegacionit kosovar në dialog, ky udhërrëfyes synon vendosjen “në binarë të problematikës së furnizimit dhe pagesës së energjisë në katër komunat në veri të vendit”.

Megjithatë, Bislimi ka siguruar se çfarëdo dakordimi eventual, nuk do të ndryshoj as edhe një presje të asaj që është dakorduar në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015.

Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015”, shkroi Bislimi sot gjatë ditës.

Por, dyshi i Qeverisë Kurti nuk u mjaftua vetëm me informimin e publikut. Ai bëri edhe një profeci. Duke shkruar për ditët kritike të finalizimit të dakordimit, Bislimi tha se mund të ketë fushata dezinformimi.

Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar”, e përfundoi shkrimin e tij, zëvendëskryeministri Bislimi.

Por, marrëveshjet që sot Bislimi i mbrojti, duke siguruar se nuk do të ndryshohen as edhe një presje, dikur Lëvizja Vetëvendosje i kritikonte me gjuhë të ashpër.

Në shtator të vitit 2015, VV kishte mbajtur një konferencë, e ku e kishte bërë të qartë qëndrimin e partisë atëbotë opozitare në lidhje me marrëveshjet që sot VV pushtetare i mbron.

Marrëveshja për energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë”, shkruante VV me SHKRONJA TË MËDHA.

Lidhur me çështjen e pronës brenda territorit të Kosovës, që theksohet në këtë marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka pranuar që të jenë dy mendime të kundërta për pronësinë, mendime këto që sipas marrëveshjes kanë legjitimitet të barabartë dhe të plotë”, shkruante tutje VV.

Janë bërë 7 vite nga publikimi i këtij postimi në faqen e VV-së. Përveç viteve që kanë shkuar e thinjat që i janë shtuar Bislimit, atij i kanë ndryshuar edhe qëndrimet. Tashmë Bislimi (por, edhe VV), që është njëri nga personat me të rëndësishëm të VV-së, mendon ndryshe. Tash, edhe presjet e kësaj marrëveshje, që dikur legalizonte ndikimin e Serbisë, duhet të mbrohet.

Por, VV e Kurti kanë ndryshuar qëndrimin edhe për çështjen e mos pagesës së energjisë elektrike nga ana e serbëve të pjesës veriore të Kosovës.

Albin Kurti ishte gjithnjë i zëshëm për mos pagesën e energjisë elektrike të serbëve në veri të Kosovës. Madje, kryeministri Kurti e quant “dështim të sundimit të ligjit” dhe të “shtetit së drejtës” mos mbledhjen e parave nga serbët kosovarë për shpenzimin e rrymës.

Ne besojmë se është e padrejtë një gjë e tillë. Ka një dështim të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës edhe në këtë aspekt. Duhet ta shqyrtojmë me ministra tonë, posaçërisht ata që e kanë në portofolin e tyre energjinë. Që ta marrim një vendim që është sa më i drejt dhe sa më i dobishëm”, deklaronte Kurti gjatë qeverisjes së parë të tij.

Por, ditë më parë, Kurti theksoi se paratë e papaguara nuk janë duke u falur. Megjithatë, “është duke e shpëtuar situatën”, pasi që një gjë e tillë është aspekt humanitar.

Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë, ku nuk pas faturim për energjinë në veri. Nuk ka alternativë dhe çdo cent i dhënë për veriun do të regjistrohet si borxh. Ne nuk jemi duke u falur paratë. Jemi duke e shpëtuar situatën. Është aspekti humanitar. Nuk dëshirojmë një rajon të tërë ta shkëputim nga energjia, nuk dëshirojmë të krijojmë pretekst për Serbinë të zgjerohet në Kosovë për kinse humanitetin e tyre. Jemi pranë arritjes së asaj marrëveshje. Por, është e qartë se nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do të ketë një datë kur do t’i jepet fund. Ne nuk mund të vazhdojmë kësisoj edhe një dimër tjetër. Por jemi duke paguar shumë shtrenjtë për sovranitetin tonë në tërë territorin e Republikës”, theksoi Kurti në fillim qershorin e këtij viti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close