fbpx
Lajme

Marrëveshjet e Thaçit për energjinë, targat dhe asociacionin, VV po i shet si fitore

Gjërat kanë ndryshuar. Rolet kanë ndryshuar. Njëherë u protestua, u damkosën kundërshtarët politik dhe u sulmuan fizikisht për marrëveshjen e Energjisë. Marrëveshje mbeti e njëjta. VV e nënshkroi përsëri të njëjtën për ta realizuar dhe këtë e shitën si fitore të madhe.

Njësoj është duke ndodhur edhe me marrëveshjen për targat, ku para disa vitesh VV ishte deklaruar kundër asaj marrëveshje. Poashtu edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Gjatë marrëveshjes për asociacionin, e arritura më e madhe është që pala kosovare kishte arritur ta fus brenda marrëveshjes një pikë ku thuhet se “Para zbatimit, vendimin përfundimtar do ta jap Gjykata Kushtetuese”.

Njësoj kishte deklaruar ambasadori i SHBA-së Delawie në vitin 2015. Ai deklaroi se “Sa i përket vendimit të Gjykatës: e kemi lexuar aktgjykimin me shumë vëmendje. Ishte i gjatë dhe ligjor dhe çka e kam kuptuar nga vendimi i Gjykatës është se të kesh Asociacion të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata i ka dhënë qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti për këtë Asociacion në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe aty po ashtu thuhet se duan ta shohin statutin kur të hartohet. Pra, po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën, por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës“. https://xk.usembassy.gov/sq/intervista-e-ambasadorit-delawie-per-gazeten-zeri-30-dhjetor-2015/?fbclid=IwAR2Zmkbhmjnf3jPwYRmxFvPt5xZRse4Wosqm7_Z2zG3xfPBzpHXJzi_UPs4

Pra, asgjë nuk ka ndryshuar nga marrëveshjet. Ato janë të njëjta. Deri më tani shihet që ka ndryshuar qëndrimi i Vetëvendosjes mbi këto marrëveshje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close