Epilogu

Maskohen fëmijët e VIP-ve për Halloween

Sot festohet ‘Halloween’, apo ndryshe siç njihet ‘Nata e Shtrigave’.

Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelet, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme.

Halloween vitet e fundit po festohet edhe në Kosovë, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur.

Por, përveç të rriturve së fundmi pjesë e kësaj feste po bëhen edhe fëmijët të cilët e gëzojnë në forma të ndryshme duke u maskuar si personazhet e tyre më të dashura.

Një nga to është edhe Renee, vajza e këngëtarëve Nora Istrefi e Robert Berisha. Prindërit atë e kanë veshur si një “Mini Mouse”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Nora përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

My kitty #babyrenee #halloween ????????, ka shkruar Nora.

Për këtë festë është maskuar edhe Noa, vajza e këngëtarit të njohur Korab Jetishi.

Bukuroshja Noa është bërë si “Borëbardha” një personazh shumë i dashur për vajzat.

Por, kundër maskimit të fëmijëve në këtë ditë, është shprehur reperi i njohur Gold AG. Ai përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instastory ka bërë thirrje që mos t’i shëmtojnë njerëzit fëmijët e tyre.

“Mos i shëmtoni fëmijët tuaj, mësoje të flas bukur, të qeshë e të luaj. E di se i ngjyrosue nuk do të doje të ishte një fëmij i joti, Ti fali dashuri se bukurinë ja fali Zoti♥”, kishte shkruar Gold AG./Gazeta Express/

Exit mobile version