Analisti politik, Halil Matoshi, ka kritikuar provat për protesta nga aktivistët e Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, “anarkia po troket” në Kosovë.
Matoshi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka kërkuar përgjigje se për çfarë do të mbahet protesta për të cilën u mbajtën prova.
“Prova për protestë!??? Për çka? Me ndejtë paligjshëm n’Qeveri dhe me i përndjekë qytetarët me masa jokushtetuese, ndërsa vet me u tarahitë në shesh!? Dhe si presion mbi Gjykatën Kushtetuese!?”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Matoshit:
Anarkia që po troket
Prova për protestë!???
Për çka?
Me ndejtë paligjshëm n’Qeveri dhe me i përndjekë qytetarët me masa jokushtetuese, ndërsa vet me u tarahitë në shesh!?
Dhe si presion mbi Gjykatën Kushtetuese!?
Këta bân me i lânë me pozu në shesh e qytetarët jo?
Me mbështetje të cilit ligj!?
E me çfarë ligji njerëzit nën masa arresti arbitrar përplasën në Karantinë!?
Siç ndodhi sëfundi me dy qytetarë të Kamenicës!?
Mos lejoni me bâ hajgare me dinjitetin e qytetarëve dhe shtetit, ni grup anarkistësh!?
Ata që i mbronin masat antikushtetuese të Albin Kurtit dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, sot e “pushtojnë” sheshin duke i shpërfillë ndalesat që u duertrokitshin në fillim!
Rashamon!