fbpx
Lajme

Matoshi zbulon mashtrimin e madh: Rivalët politikë po kalkulojnë, Kosova e 29-ta, jo e para për vdekjet me Covid

Halil Matoshi ka reaguar pas lajmeve të publikuara se Kosova prin në botë me numrin e viktimave nga COVID-19 në një milionë banorë.

Matoshi thotë se një gjë e tillë nuk do të besonte asnjëherë se do të ndodhte për rivalitet politik.

Postimi i plotë:

Lufta speciale në Kosovë: Është tejkaluar madje edhe PamPress për “Fake News” !???

Kosova është e varfër dhe me strukturë shoqërore nepotiste e me korrupsion endemik, shpesh e stigmatizuar dhe e paragjykuar nga armiq e miq, por nuk kisha besuar kurrë se do ta prisja ditën kur me lajme të rreme e duke i kalkuluar edhe kufomat – nga vetë shqiptarët – për rivalitet politik, Republika goditet pabesisht!?
Me ligësi dhe urrejtje patologjike!

P.S.

Kosova nuk është e para në botë me vdekje nga Covid19 në një milionë banorë.
Është e 29-ta.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close