Gazetari i njohur Muhamet Mavraj kishte dhënë disa vlerësime për disa nga personalitetet e njohura të Kosovës. Këto vlerësime i kishte dhënë vite më herët në emisionin RTV Dukagjini në emisionin Personale.
Ai kishte dhënë mendimin e tij edhe për Kadri Veselin.
“Kadri Veseli, nganjëherë më vjen gjynah prej këtij njeriu sepse fatura e gjitha të zezave ju ka atribuar këtij dhe disa figurave tjera të UÇK–së bani e s’bani, është dalë mjaft vonë në skenën publike të Kosovës, u dashtë me dal ma herët, dhe me i shmang sa të jetë e mundur ato njollat e zeza që me shumicë ia kanë atribuar, thonë që është njeri i fjalës, mendoj që pavarësisht cilësive tjera kur njeriu e mban fjalën tek unë ka vlera shumë shumë të mëdha sepse është një nga cilësitë e njeriut”.
Për Thaçin Mavraj tha se: “Ky dhe disa të tjerë që janë ose s’janë gjallë nuk janë të aftë të bëjnë politika lokale, por në staza të gjata janë të aftë të bëjnë politikë, dhe dinë me ia kriju vetes atë strofullën historike, ku dikush ndonjëherë ka me i përmend”.