Epilogu

Mavraj: Nuk habitna nëse dalin edhe dëshmitarë të maskuar nga kjo qeveri kundër atyre që janë në Hagë

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Mavraj gjatë emisionit komentoi edhe formimin e Gjykatës Speciale duke thënë se aty ka aty ka shkelje të të drejtave të njeriut cdo ditë, dhe në cdo fazë. Edhe në burg edhe në paraburgim, edhe gjatë shqyrtimit të kërkesave të ish-krerëve të UÇK-së.

Tutje Mavraj trego nëse pret që Qeveria të marr mekanizma mbrotës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Kjo qeveri nuk pres. Bile nuk habitna nëse dalin edhe dëshmitar të maskuar nga kjo qeveri kundër atyre që janë në Hagë dhe nuk është interesant diskutimi i rolit të kësaj qeverie. Por dikush në të ardhmen në emër të Kosovës, po. Mendoj se duhet të formohet një komision fakt-mbledhës, i përzier, qoftë me deputet, juristë të ndryshëm, profesor, pjesëtar ndërkombëtar që mbledhin fakte për fonksionimin e deritanishëm të kësaj Gjykate sepse është formalisht i Kosovës. Dhe të insistojnë në transparencë dhe drejtësi, askush nuk ia ka frikën kësaj gjykate, frikën drejtësisë askush nuk ia ka, ia kanë frikën padrejtësisë”.

Tutje Mavraj tha se bëhet fjalë për njerëz të pafajshëm dhe bëhet fjalë për një kauzë të padrejtë që ka për qëllim barazimin e të ashtuquajturës krime të UÇK -së dhe gjenocidit të ushtrisë dhe Policisë serbe në Kosovë.

“Lufta kundër UÇK -së ka filluar qysh gjatë luftës, mos të harrojm edhe para luftës, ka vazhduar në Kosovë e Shqipëri me propagandë intensive të egër edhe pas luftës dhe kjo nuk është bërë rastësisht, ka pasur një plan, ka pasur një strategji që çdo ditë të denoncohet në UNMIK diçka kundër UÇK -së, çdo ditë të flitet, të dërgohen letrata të spiunohet kundër pjestarëve të UÇK -së dhe çdo ditë të inkurajohen njerëzit që të shafqen si dëshmitar kundër pjestarëve të UÇK-së”, shtoi ai.

Mavraj tregon se si ka pasur fatin që të intervistoj shumë dëshmitar të rrejshëm të UNMIK-ut qysh në vitin 2001-2002, në ato rastet e tribunalit për Hagë dhe e kam parë se si njerëzit çliroheshin kur tregonin se kanë gënjyer./Kosovalive.net/

Exit mobile version