Publicisti Muhamet Mavraj ka folur për vizitën në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së të cilën e zhvilloi në 25-vjetorin e protestave studentore.
Ndër të tjerash, ai tha se ka besuar që Kurti do të jetë kaq indiferent ndaj zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ish lideri i protestave studentore kishte kritika ndaj Qeverisë Kurti rreth shumë proceseve.
“Gjithë përpjekja në Hagë është që lufta jonë të shpallet kriminale e terroriste. Këta e kanë shkatërru ministrinë e jashtme si e kanë shkatërru… unë nuk flas për zonjën Gërvalla, unë nuk akuzoj kurrë asnjë ministër të caktuar për asnjë llojë teme. Thjesht Qeveria. Duhet të ecim më tutje për tregimin e të vërtetës për Kosovën, nuk bëhet kështu me keta njerëz, që më së paku nuk e njohin, ose kanë përceptime shumë të ngjajshme me kundërshtarët e luftës çlirimtare të Kosovës. Urrejtje më të mëdha bile, patologjike, ka shku bile deri në Statosferë urrejtja ndaj këtyre njerëzve të luftës. E kanë instutucionalizuar një llojë urrejtje. Nga kryeministri deri te ai i fundit”, ka theksuar Mavraj.
“Atëherë nuk ka pasur ndonjë simpati për luftën, kur ka qenë tek ne. Nuk ka pasur asnjë lloj simpatie. Ai ka qenë i përgatitur vetëm në koncepte pacifiste por aktive, jo në drejtim të luftës”, tha Mavraj në “Frontal”.