fbpx
Lajme

Mbetjet nga lashtësia të mureve ciklopike të dalmatëve ndodhen në jug të Bosnjë-Hercegovinës

Mbetjet nga lashtësia, të mureve ciklopike të dalmatëve, që i përkasin Daorsonit, ndodhen në afërsi të Stollacit, në jug të Bosnjë-Hercegovinës./Konica.al

Ishte kryeqyteti i fisit ilir Daors, që jetuan mes viteve 300 – 50 para Krishtit, në luginën e lumit Neretva. Rrënojat e këtij qyteti gjenden në rreth 300 metra mbi nivelin e detit.

Muret mbrojtëse të këtij qyteti, kishin një gjatësi prej 65 kilometrash, me gjerësi  4.2 metra. Arkeologët kanë gjetur mbetjet e amforave të shumta për verë, si dhe copa qeramike.

Qendra administrative e qytetit Doarson ishte akropoli, ku ndodheshin të gjitha objektet e rëndësishme administrative, publike dhe ato fetare.

Autoritetet në Bosnjë, kanë aplikuar në UNESCO, që qyteti ilir të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore – aplikimi është ende nën shqyrtim.

Pak histori

Pas rënies së mbretit Gent të Shkodrës, Roma ngarkoi taksa në këmbim të lirisë. Pretori Anicio, në emër të autoritetit të senatit e të popullit të Romës i la të lirë ilirët, duke i detyruar që të paguanin gjysmën e taksave vjetore që i jepnin mbretit të tyre.

Ilirët e Risanos e të Ulqinit u përjashtuan nga taksat dhe iu bë thirrje për miqësi me Romën dhe ata në mënyrë vullnetare, duke lënë mbretin e tyre, kishin pranuar. I njëjti privilegj, iu afrua edhe Daorsëve, të cilët, pas braktisjes së vëllait të Gentit, – Karavanzio,- iu vetëofruan romakëve.

Këta Daorsë, sipas T. Livit, Strabonit dhe Ptolemeut, jetonin përreth lumit Naorn dhe u bashkohej edhe qyteti Narona. Megjithatë, e gjithë kjo hapësirë, nga Narona në lumin Drilon, pas njëfarë kohe, u katandis në provoncë romake dhe popullsia e saj, qeverisej nga një Prefekt apo Pretor, me vendqëndrim në Narona.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close