Epilogu

Mbrojtja e Thaçit e pyet dëshmitarin serb për vrasjen e 1 mijë personave në Vushtrri: Kam dëgjuar nga personat që shoqërohesha

Dëshmitari serb në Speciale Dragan Ivaniseviç është duke vazhduar të merret në pyetje nga mbrojtja e ish kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic.

Misetic, gjatë intervistimit të dëshmitarit e ka pyetur Ivaniseviç se a kishte dëgjuar për vrasjet e 1 mijë personave në Vushtrri më 3 maj, pyetja e mbrojtjes fillimisht ishte kundërshtuar nga prokurori duke kërkuar sqarim nga avokati se “çfarë lidhje ka kjo”.

Më pas dëshmitari ka deklaruar se “ka dëgjuar për vrasjet”, i pyetur se nga kush kishte dëgjuar ai kishte thënë se “nga personat që shoqërohej me ta”.

Intervistimi i dëshmitarit serb nga mbrojtja e Thaçit:

Avokati: Ju keni përvojë ushtarake, jeni stërvitur po jo?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Ku e keni kryer shërbimin ushtarak?

Dëshmitari: Në vitin 1982-83.

Avokati: Keni kryer shërbim ushtarak në 1998-99?

Dëshmitari: Në 1999 u mobilizova sigurisht kur filloi lufta.

Dëshmitari serb në Speciale Dragan Ivaniseviç.

Avokati: Përafërsisht në cilin muaj ka ndodhur kjo?

Dëshmitari: Në muajin e tretë, në mars deri më 14 qershor 1999.

Avokati: Në cilin njësit keni shërbyer?

Dëshmitari: Ishte njësiti i mbrojtjes territoriale.

Avokati: Ju keni shërbyer në Vushtrri nga 25 marsi deri më 14 qershor?

Dëshmitari: Kam qenë në këtë zonë ndonjëherë shkonim të ndihmonin dhe të ofronim ndihmë në vend tjera, isha edhe në fshatra të tjerë rreth e rrotull.

Avokati: A jeni në dijeni për vrasjen e rreth 1 mijë personave në Vushtrri rreth datës 3 maj.

Prokurori e kundërshton duke thënë se çfarë lidhje ka kjo.

Avokati: Po përpiqem të kuptoj se çfarë pjesëmarrje ka pasur dëshmitari në ngjarjet e 3 majit.

Dëshmitari: Kam dëgjuar që kanë ndodhur vrasje individuale.

Avokati: Nga kush e keni dëgjuar?

Dëshmitari: S’mund ta them më saktësi, personat me të cilët shoqërohesha.

Exit mobile version