Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet që gjatë vjeshtës të vizitoj një vend fqinj të Kosovës.
Bëhet fjalë për Serbinë, ku Putin do të qëndroj për vizitë më 1 nëntor, shkruajnë mediat serbe.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, sipas të cilit, kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme pasi dihet që Rusia është aleati më i madh i Serbisë në raport me Kosovën.
Për këtë vizitë, Beogradi zyrtar ka njoftuar se do të organizoj një paradë ushtarake, e cila do të udhëhiqet nga Putin.
Në të do të parakalojnë edhe 30 automjete të modernizuara luftarake, të llojit tank t-72, që janë donacion nga Rusia.