Epilogu

Me ose pa LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet, Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës

Lista e përbashkët me LDK-në është jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme për shumë arsye. Kështu ka vlerësuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku e cila ka thënë se arsyeja e parë është nevoja e madhe jo vetëm shtetërore por edhe patriotike për ta shkulur PDK-në nga pushteti duke e ditur se Kosova tashmë është peng i një grupi komandantësh të korruptuar dhe të cilët kurrë nuk kanë punuar për interesin e Kosovës.

Sipas saj, element tjetër se përse ky koalicion është i nevojshëm është se si parti opozitare natyrshëm duhet të përfaqësojnë qeverisjen ndryshe.

“Me rëndësi që ky koalicion të ndodh është fakti se këto dy parti mund ta mëkëmbin ekonominë e vendit, duke bërë një varg reformash, të cilat partitë tjera nuk kanë mundur ti bëjnë, e sidomos në planin e sundimit të rendit dhe ligjit e duke shkuar deri tek ekspertiza profesionale ekonomike që në këto dy parti, gjen brumin e nevojshëm. Gjithashtu koalicioni i madh do të ishte shpresa e qytetarit të Kosovës për ta liruar nga mafio, politika dhe para-politika, nepotizmi klientelizmi si dhe krimi i organizuar. Kurrë nuk kam qenë më e bindur se një koalicion i tillë do të kishte jo vetëm votat e partive respektive por do të tërhiqte edhe votat e të papërcaktuarve, që me këtë koalicion do të shinin ndryshimin e nevojshëm që do ti bënte këta qytetar, votues të ndryshimit të madh”, ka thënë deputetja Millaku.

Ajo më tej ka shtuar, se kjo listë do të prodhonte shtetin sovran të Kosovës që se pa kurrën e kurrës dritën e vet, që nga pavarësimi meqë u ngulfat duke u vjedhur, dhe duke u keqtrajtuar.

“Detyra e këtij koalicioni fillon me rrëzimin e kësaj qeverie, dhe vazhdon me zhvillimin e Kosovës forcimin e saj, dhe detyrë emblematike do të kishte shkarkimin dhe vënien para përgjegjësive të  bëmave të Hashim Thaçit. Pra ky qellim do ta rrumbullaksonte dhe do ta vuloste misionin patriotik dhe shtetëror. Megjithatë sido që do të rrjedhin gjërat, jam e sigurt se më së largu kjo qeveri merr fund në shtator. Dhe nëse nuk hymë në një listë të përbashkët me LDK-në, Lëvizja VV do të jetë fituese e zgjedhjeve, dhe Albin Kurti do të jetë Kryeministër. Dhe për këtë jam e bindur fuqishëm, bindje të cilat nuk më kanë zhgënjyer asnjëherë në jetën time”, është shprehur deputetja e VV-së, Drita Millaku.

Exit mobile version