fbpx
Lajme

“Më shumë kishte te Astrit Dehari që e gjuajti me zolë Kuvendin se tek Adem Demaçi”, Panduri e militantët e VV-së e përçajnë shoqërinë

Gazetari Ermal Panduri gjatë ditës së sotme publikoi një fotografi duke bërë një krahasim banal. Sipas tij më shumë pjesëmarrës kishte në varrimin e Faton Hajrizit sesa të Afrim Bunjakut.

Fillimisht, Ermal Panduri e ka manipuluar opinionin publik sepse e ka zgjedhur një foto që nuk e ka kapur gjithë masën, respektivisht pjesëmarrësit në varrimin e Heroit Afrim Bunjaku.

Faton Hajrizi si i mitur përfundoi në burg pas vrasjes së një ushtari rus. Sistemi dështoi dhe e dërgoi në burg me kriminelët më të mëdhenj, në vend se të dërgohet në burg për të mitur dhe t’i caktohej një psikolog. Faton Hajrizi duke u kriminalizuar fillimisht nga sistemi, në vitin 2007 me shokët e burgut e kryen një grabitje. Pas asaj vepre ai pendohet dhe nuk kryen vepra penale më të kësaj natyre.

Në vendet demokratike në qoftë se një i mitur trajtohet njësoj si Faton Hajrizi, atëherë akuzohet shteti dhe jo i mituri. Akuzohet shteti që nuk arriti ta rehabilitojë një të mitur për të cilin kishte përgjegjësi. Kjo ndodh kudo, në SHBA, Britani të Madhe e Gjermani.

Ermal Panduri dhe militantët e VV-së nuk e kursyen familjën e Faton Hajrizit as në ditën e varrimit. Ia lëvizën eshtrat duke bërë krahasime banale.

Një krahasim të tillë Ermal Panduri nuk e kishte bërë edhe për të ndjerin Astrit Dehari dhe për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Astrit Dehari bëri vetëvrasje. Vetëvendosje dhe Kurti e shfrytëzuan politikisht vetëvrasjen e tij. Fillimisht duke i akuzuar oponentët politikë. Në fund, pikërisht me rekomandimin e VV-së rasti i Deharit u dërguar në një institut zviceran ku u konstatua krejt e kundërta, se i ndjeri kishte bërë vetëvrasje dhe nuk ishte gjetur asnjë shenjë tjetër e ADN-së pranë trupit të tij.

I ndjeri, Astrit Dehari u shpall dëshmor nga Kurti edhe pse akuzohej se personalisht, domethënë personalisht me dorën e tij e kishte kryre një sulm terrorrist, gjuajtjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës me zolë. Pas ardhjes së VV-së në pushtet, u zhdukën mostrat e tij.

Gazetari Ermal Panduri nuk kishte bërë matjen e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit të Astrit Deharit dhe Adem Demaçit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close