Gazetarja e Der Standard, Adelheid Wolfl, që është korrespodente për Ballkanin në të përditshmen austriake, kishte shkruar një artikull për aktualitetin e Kosovës në fund të 2015. Në vijim “Bota sot” ua risjell të plotë shkrimin.
Opozita bllokon prej muajsh parlamentin e Kosovës me gaz lotsjellës. Arsyeja: Asociacioni i komunave serbe.
Gjithandej në Prishtina ka flamuj. Afër flamurit shqiptar – shqiponjës së zezë dykrenore me sfondin e kuq – janë ngjitur plakata që banorët e Kosovës duhet të blejnë vetëm produkte shqiptare. Gjithashtu edhe në dritën e kuqe të semaforit shkruan që shqiptarët duhet të bojkotojnë prodhimet serbe. 28 Nëntori është Festa e Flamurit të shqiptarëve. Në këtë ditë në Prishtinë banorët shikohen të veshur vetëm me ngjyrat e flamurit: Kuq e Zi. Në rrugën ‘Nënë Tereza” shikohen mijëra persona me flamujtë shqiptarë në dorë.
Opozita bllokon punën e parlamentit
“Ata e kanë fituar atë. Ata janë të korruptuar,” mendon 21 vjeçari Blerim L., që përkundër shiut qëndron në protestën e opozitës. Studenti i agronomisë ka idhull Albin Kurtin.
Vetëvendosja, AAK e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt bllokojnë punën e parlamentit prej disa muajsh. Argumenti i tyre: Marrëveshja me Serbinë e përpiluar në fakt prej vitit 2013 është e dëmshme dhe e rrezikshme, si dhe vija kufitare me Malin e Zi, i fal kësaj të fundit 12.000 hektarë tokë. Çdoherë kur ka punë parlamenti, ata hedhin gazin lotsjellës ose sprejin, që bllokon itinerarin normal të ditës.
Kurti: Një intelektual me Street-Credibility
Kurti nuk mund të krahasohet me ish luftëtarët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Ai ishte një udhëheqës studentor, intelektual, ai citon Hegelin dhe ka pamjen e ekzistencialistëve francez. Ai ka teorinë se prezenca ndërkombëtare në Prishtinë e ka kthyer Kosovën në një “kvazi koloni”. Nuk i intereson lufta për pushtet dhe pasurimi. Albin Kurti është me Street-Credibility. Partia e tij ka projektin e Shqipërisë së Madhe, përkundër ndalimin me ligj.
Pas protestës së 28 Nëntorit, ai u arrestua, për shkak së hedhjes së gazit lotsjellës në parlament. Sëbashku më të janë arrestuar edhe 90 persona tjerë.
Aksioni parë nga kënvështrimi juridik dhe politik është i ndjeshmëm, pasi mund ta kthejë Kurtin në martir. Edhe austriakja e gjelbër, Ulrike Lunacek, kritikon arrestimin e tij. Ajo fton liderët e Kosovës të ulen dhe ti zgjedhin problemet me dialog dhe jo me dhunë. Në Tiranë kishte një demonstratë për lirimin e tij.
“Kjo me gazin lotsjellës është e neveritshme”
Para arrestimit, Albin Kurti mbajti edhe një fjalim për të pranishmit në protestë. Katër gra të cilat qëndrojnë nën strehë shpresojnë që Albin Kurti ta fitojë pushtetin dhe ti jap fund korrupsionit dhe të shtysë reformat në Kosovë. E vetmja gjë që nuk pëlqejnë këta gra, është hedhja e gazit lotsjellës. “ajo me gazin lotsjellës është e nevertishme. Por gjithçka tjetër është në rregull, çfarë ai thotë është e vërtetë,” tha Mirlinda.
Vetëvendosja është parti e dashur kryesisht për të rinjtë dhe studentët. Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është nga radhët e saj. Partia mund të krahasohet me Syrizan greke ose Podemos-in spanjoll. Gjithçka është e hapur, sesi do do shkojë e ardhmja. Tani për tani shihet një acarim i situatës me shumë mundësi.