Epilogu

Media franceze: Mjeshtëria e Kurtit me fjalë gjithmonë ngjallë entuziazëm

Mediumi francez “La Croiz” i ka kushtuar një shkrim formimit të Qeverisë në Republikën e Kosovës, dhe në veçanti kryeministrit, Albin Kurti.

Ai u njoftua nga brenda me burgjet e Sllobodan Millosheviqit, kryesoi demonstratat ndaj represionit serb dhe pastaj ndaj liderëve “kapës”, hodhi gaz lotsjellës në Kuvend. Ish-lideri i studentëve, Albin Kurti, u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës të hënën, thotë mediumi i njohur.

Osh-lideri i studentëve është një drejtues karizmatik i Vetëvendosjes, një parti nacionaliste e majtë që kohët e fundit është afruar më shumë me qendrën e majtë.

Për shumë vite është quajtur “Che Guevara kosovar”, dhe tani vishet me këmishë dhe kravatë. Por mjeshtëria e tij me fjalë gjithmonë ngjallë entuziazëm në takimet e tij me të rinjtë, studentët, puntorët dhe të papunët, të cilët janë të lodhur nga klientelizmi dhe korrupsioni.

Pas katër muaj negociata, Kurti ka rritur një marrëveshje me partinë tjetër në të cilën ishin së bashku në opozitë, LDK’në.   

Kurti gjithashtu duhet të bindë perëndimorët që nuk është më ai i bëri ambasadorët që të brengosen, dhe ëndrra e tij me për të bashkuar shqiptarët është një vijë e kuqe për serbët.

Vetëvendosje pritet të nisë reforma në drejtësi dhe të fuqizojë rendin e ligjin, duke pasur përballë dialogun me Serbinë. /Express/

Exit mobile version