Për shkak të informatave se gjatë 48 orëve të ardhshme mund të ndodhë destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, KFOR-i në orët e hershme të së enjtes (dje), nga baza e veta në fshatin Novosellë e Maxhunit të Vushtrrisë ka transferuar pjesë të pajisjeve teknike në veri të Kosovës, shkruan gazeta e Beogradit “Veçernje novosti”, transmeton Koha.net.
Për këtë arsye dje trafiku në rrugën Vushtrri – Mitrovicë disa herë ka qenë i ndërprerë.
Një pjesë e pajisjeve është transportuar edhe me helikopter.
Sipas informatave që thotë t’i ketë kjo gazetë, KFOR-i ka vendosur të dislokojë një numër ushtarësh nga jugu i Kosovës në veri të saj.