fbpx
Lajme

Mediat serbe: Kadri Veseli është zoti i Kosovës në hije, numri një i Kosovës

Mediat dhe politikanët serbë vazhdimisht janë marrë me figurën e njërit nga themeluesit kryesor të UÇK z. Kadri Veseli. Edhe në kohën sa ishte në Krye të Kuvendit, por edhe pas arrestimit nga Haga ata vazhdimisht janë marrë me figurën e Kadri Veselit.

Kadri Veseli e kishte kërcënuar Serbinë duke deklaruar se nëse fillon lufta ne nuk do të ndalemi deri në Nish.

Pas kësaj, mediat serbe e kanë cilësuar si terrorist shqiptar z. Kadri Veseli. Sipas tyre, por edhe sipas Aleksandër Vuciqit z. Kadri Veseli është zoti i Kosovës. Ata e kanë akuzuar ashpër z. Veseli.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas kësaj, Veselin e quajti “Zot i Kosovës”, pas çka u përhapën pohimet se ai është “numri një i Kosovës”.

“Metaforë politike apo kërcënim, sidoqoftë, e ka shqiptuar njeriu i cili dikur ishte në krye të shërbimit informativ SHIK, i cili u krijua dhe veproi në kuadër të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës, krimet e së cilës do t’i hetojë Gjykata”, nis komentin e vet për deklaratën për Nishin agjencia Tanjug, në portretin që e përcjell Radio-Televizioni i Serbisë me titull “Kush është Kadri Veseli, ‘zoti i Kosovës në hije’”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close