Epilogu

Mediat serbe nisin fushatë kundër Veselit: Njeriu kryesor i UÇK-së që u ngrit duke luftuar serbët

Mediat në Serbi kanë filluar një fushatë kundër figurës së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Gazeta serbe “Blic”, që kontrollohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka nxjerr në ballinën e saj të sotme fotografi të luftës së UÇK-së ku shihet ish Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli krahas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Gazeta Blic e Serbisë e ka filluar të publikoj një dosje për Veselin, që nga themelimi i UÇK-së e deri në ardhjen e tij në krye të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se Veseli ishte njeriu kryesor i UÇK-së që u ngrit në krye të institucioneve duke luftuar serbët dhe Serbinë.

“Kadri Veseli është trajnuar për luftë guerile dhe terrorizëm që nga vitet 1990, dhe ka demonstruar të gjitha njohuritë e tij në UÇK”, shkruan ndër të tjera Gazeta Blic e Serbisë. /Lajmi.net/

Exit mobile version