Mediat serbe shkruajnë se deri në fund të këtij viti, shtetasit serbë do të mund të udhëtojnë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim, dhe atje të punësohen me leje ekzistuese të punës, ndërsa në vendkalimet kufitare të këtyre tre vendeve do të realizohej kontrolli i përbashkët doganor, i cili, sipas vlerësimeve të para rezulton me kursime deri në 129 milion euro në disa vendkalime.
Gazeta serbe “Blic”, e cila ka publikuar një hartë të “Mini Shengenit’, në të cilën Kosova është përshfshirë si pjesë e Serbisë, shkruan se këto janë marrëveshjet ose deklaratat më të rëndësishme të “Mini Shengenit” që mbështet qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis tre vendeve, të nënshkruara të shtunën nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev në Ohër, ku iu ishin bashkangjitur në bisedime edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq dhe Ministrja e ekonomisë malazeze Dragica Sekuliq,
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për Serbinë dhe se ai është krenar që “ata kanë rënë dakord për gjëra të rëndësishme në një kohë të shkurtër”, shkruan gazeta, përcjell Telegrafi.
Sipas hartës së publikuar nga gazeta serbe në ‘Mini Shengenin ballkanik’ do të përfshiheshin Serbia [me Kosovën brenda kufijve të saj], Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.