Media serbe raportojnë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të takohen gjatë dhjetorit në Bruksel.
Kështu ka raportuar sot gazeta “Danas”, duke u thirrur në burime të veta brenda presidences.
Sipas artikullit, përveç në dhjetorin e sivjetmë, Thaçi e Vuçiq pritet që të takohen edhe pas festave të fundvitit, në janarin e vitit të ardhshëm.
Më heret është raportuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi do të nis në pranverë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëri tabor.