Ish Kreu i Lëvizjes Popullore të Kosovës z. Bedri Islami ka treguar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” disa detaje të pathëna për autorin e disa librave dhe njërin nga themeluesit e LDK-së z. Jusuf Buxhovi. Ai ka treguar hapur se ai i përkiste UDB-së serbe.
“Jusuf Buxhovi është historian, njeri i menqur, por ka qenë një njeri që dikur ka marr në pyetje njerëzit e lëvizjes çlirimtare së bashku me hetuesit, ishte gazetar, por njeri i UDB-së, po ju tregoj pse, kur u krijua LDK, ajo u krijua në zyrat e Rilindjes, gazetës së Lidhjes Komuniste të Kosovës, sikurse PDK të krijohet në zyrat e Zërit të Popullit. Mehmet Kraja, kryetari i Akademisë së Shkencave, tregon, sepse ishte njëri nga themeluesit e LDK-së, kur erdhën katër gazetarë të Rilindjës në Shqipëri para vitit 1981, dhe u kthyen në Kosovë, ai gjeti tre nga kolegët që ishin bashkë në Shqipëri duke u zënë njëri me tjetrin cili prej tyre do e shkruante raportin për UDB-në. Mehmet Kraja poashtu tregon se programin e LDK-së e solli Jusuf Buxhovin, por serbisht, sepse e kishte shkrua