Epilogu

Mehmetaj: Do të dalin faktet se si familja Kurti po shpërlan para, si po punësohen shfalerkat në AKI

Shkruan: Lirim Mehmetaj

Veç një gjë do të duhej të ishte e qartë

Përdorimi i prokurores, Rukije Shasivarit – e cila përvojë pune para se të punësohej si prokurore kishte angazhimin në një agjenci turistike – si vegël politike për ta prodhuar atë amatorizëm profesional, meqë është profesionalisht amatore nuk ka të bëjë shumë me atë që ka ndodhur deri më tani, por me atë që do të ndodhë tash e tutje.

Skandalet më të mëdha të kësaj qeverie që udhëhiqet nga krimineli i diskursit, Albin Kurti – duke filluar nga zbërthimi i skemave kriminale të shpëlarjes së parave nga Familja Kurti, ku përfshihen edhe gratë e vëllezërve të tij, te punësimi i shfalerkave në AKI, bashkëpunimi me super kriminelë e përdorimi i personave si Thjeshtra e Arkanit për mirëmbajtjen e diskursit kriminal në Kosovë për konvenicenca të fashistëve urbanë – akoma s’kanë dalur.

Të vetëdijshëm krejtësisht në çfarë lloj pistash aktualisht kemi qasje, meqë në format më kriminale si në një shtet policor, kanë hartuar programe brenda institucioneve për përcjellje të gazetarëve, këta po duan krijimin e një terreni paraprak në publik, që kur të dali çfarë ka për të dalë, të lihet mundësia e krijimit të dyzimeve shoqërore.

Pra janë gazetarët që po “intrigojnë” për ta sulmuar “qeverinë demokratike”.

Këta analfabetë këto maskarallëqe i bëjnë për të matur pulsin demokratik të shoqërisë, për ta parë saktësisht se deri ku mund të shkojnë me arbitraritet aktualisht, e cili është potenciali për të ardhmen.

E gjithë ideja këtu është që kur të ekspozohen në forma të ndryshme, siç edhe do t’iu ndodhë, të mos merret kush me faktet, por me adresën e prezantimit të atyre fakteve.

Unë jam krejtësisht i vetëdijshëm se nuk jam një gazetar konvencional, por kjo nuk është zgjidhje e imja. Unë nuk jetoj në një shtet normal.

Ne nuk kemi një kryeministër që synim e ka ekzekutimin e politikave në shërbim të qytetarëve. Ky krejt preokupimin e ka ekzekutimin e personave në shërbim të historisë së tij personale.

Një kryeministër krejtësisht të frustruar, sepse as guximin e as intelektin nuk e ka në përputhje me projektimin për vetën.

Në njërën anë dëshiron të jetë figurë historike, në anën tjetër sa herë thërret historia ky gjen birën e miut, ku edhe do struket përfundimisht, shumë shpejt.

Exit mobile version