Mehmetaj: Kërkesat e NJSI/FIT janë më pak se tri rroga të Gani Jakupit
Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kërkesa NjSI-së është që t’u dalin shtesat në 50% të rrogës, qe diku i bie 300 euro shtesa.
Mehmetaj shtesat e NjSI-së i ka krahasuar me rrogën e Gani Jakupit, ku ka thënë se kërkesat e NjSI-së janë më pak se tri rroga të Gani Jakupit.
Postimi i plotë:
NjSI vs. Gani Jakupi
Njesia Speciale Intervenuese i ka 70 pjestare. Kerkesa e tyre eshte qe t’u dalin shtesa ne 50 per qind te rroges baze qe i bie diku 300 euro shtesa.
Nese 70 e shumezoni per 300 i bie 21 mije euro.
Gani Jakupi e ka rrogen 7 mije e 500 euro.
Nese 7 mije e 500 e shumezoni per 2.8 i bie fiks 21 mije euro.
Pra kerkesat e NjSI-se jane me pak se tri rroga te Gani Jakupit.
Tash, kushdo me dy fije mend mundet me llogarite vete a s’ka pare Qeveria a s’po don me ua plotesu kete kerkese.
Kur t’iu del qe s’po don eshte mire me be edhe nje pyetje: Pse s’po don?
Pse Njesise Speciale qe ta shpeton shtetin nga paramilitaret serbe nuk po don a Gani Jugosllavit po?
T’thjeshta jane gjanat, krejtesisht te thjeshta.
Nese ata e rrezikojne jeten per ne ne Veri, eshte mire me rreziku nje 30 minutesh ne shesh edhe na.