Epilogu

Mehmetaj: Kurtin janë duke e shtrydhë, s’ka ecë as në luftë po ka pritur në banesë (dhe është arrestuar)

Shkruan: Lirim Mehmetaj

Me qenë Asociacioni brenda Kushtetutës së Kosovës as nuk është risi e as arritje.

Brenda Kushtetutës së Kosovës ka pas me qenë gjithmonë, sepse siç është përcaktuar me marrëveshje, akti i vendimit të themelimit nga Qeveria e Kosovës dhe statuti do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, fakti se është brenda Kushtetutës së Kosovës nuk e bënë atë të mirë.

Brenda Kushtetutës së Kosovës janë edhe 10 vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për serbët, të cilët i përdorin vetëm për destruktivitet dhe pengesa politike.

A janë të mira këto vende të rezervuara meqë janë brenda Kushtetutës? Jo.

Njëmend pranimi për ta themeluar çfarëdolloj Asociacioni për Kurtin është skandaloz, por historia tregon se ai ka përballuar metamorfoza edhe më të mëdha, kryesorja duke mbetur refuzimi për të luftuar në kohë lufte për shkak të bindjes në jo-violencë dhe mohimit të luftës si mjet për zgjidhje të problemit e deri te akuzat paslufte se pse nuk u vazhdua ajo.

As mohimi i Asociacionit sot, pa asnjë alternativë kreative nuk përbën kurrfarë momenti triumfalist.

Thoshte dikur “ndërkombëtarët janë sipër, kur ne ecim ata na ndjekin, kur ne nuk lëvizim ata na shtypin”.

Jo duke të shtyp, po duke të shtrydhë janë, sepse s’ke ecë, sepse s’ke ide se si duhet me ecë.

S’ke ecë as në luftë. Ke pritë n’banesë.

Exit mobile version