Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka vlerësuar se Albin Kurti dezertoi nga bisedimet me Serbinë, dhe kjo, sipas saj, solli rrëzimin e tij.
“Esenca e krejt kësaj që ndodhi ishte dezertimi i Albin Kurtit për të hyrë në bisedime për marrëveshje me Serbinë, e cila do të sillte njohje finale, ashtu siç ka premtuar SHBA’ja”, ka deklaruar Tërmkolli.
“Pra kjo është epiqendra e problemit dhe veprimet tjera janë vetëm arsye të tjera të Albin Kurtit, i cili donte të dezeronte, një dezertim që pasoi edhe me shkëputjen e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ajo për Blic.
“Të nxisësh një politike të tillë anti-amerikane, këtë nuk e ka bërë asnjë shqiptar”, ka thënë Tërmkolli.