fbpx
Lajme

Mëngjeset e javës tjetër me ngrica – do të paraqesin vështirësi në komunikacion

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Sipas IHK-së, vendi i ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesërishme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes:, thuhet në njoftimin e institutit.

Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m2)

Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të paraqesin vështirësi në komunikacion.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close