Sport
Mërgim Mavraj nuk është më pjesë e Arisit
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj do të duhet të kërkojë një ekip të ri gjatë merkatos sëjanarit pasi nuk bën pjesë në planet e Arisit të Selanikut.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi grek, ndonëse kishte disa ditë që qarkullonte në mediat greke.
Së bashku me Mavrajn do të largohen nga ekipi grekë I Arisit edhe dy lojtarë të tjerë për faktin se paraqitjet e tyre nuk kanë qenë në nivelin e pritur.
Mavraj ka një kontratë 1+1 me Aris, kjo gjë nuk e ka ndaluar presidenti e klubit që t’i komunikojë mbrojtësit shqiptar lajmin për të gjetur një klub tjetër.
Ky është dështimi I dytë për Mavrajn pas atij me gjermanët e Hamburg.