Epilogu

Mërgimtari me lotë në sy: Albini më premtoi, pastaj ma ngriti dorën, thash do ta vrasë këtë politikan

Fatmir Muçolli nuk ka mundur t’i ndalë lotët, derisa ka folur për një rast që i kishte ndodhur me kryeministrin e tanishëm z. Albin Kurti. Mërgimtari e ka rrëfyer një histori interesante për emisionin Kojshia Show.

“Kur i erdh puna në Hagen të Gjermanisë, bisedum me Albinin i thash shiqo na po dojmë me ba diçka, këtë besëlidhjen, gjermanët me i ba bashkë e me i largu tona të këqijat, tha hajde pra pa problem. Ka dëshmitarë për këtë punë. Më tha të pres. Edhe Shpendi edhe ai. Edhe unë erdha e lash familjen e krejt, mundohu me taku Shpendin, s’mujta me taku kërrqysh, as Albinin as hiç. Tani shkoi në seli të Vetëvendosjes u kanë Visar Ymeri te lifti, dëshmitar. I thom, o Albin, qashtu e kam thirrë unë, as s’i kam thanë zotëri as kurrgjo, Albin a ka mundësi po du me bisedu diçka, tha s’kam kohë, i thash qysh more s’ki kohë a më premtove atje në Gjermani, qysh s’ki kohë, kur po vjen puna e votës, se u acarova edhe unë, i thash po ngani mas votave, edhe ma bani një veprim me dorë (o ngriti dorën kinse largohu), pasha fëmijët e mi, pasha fëmijët e mi qeshtu u kanë, Zoti është i madh. U emocionova shumë, thash çka me i ba këti njeri, krejt politikanët njësoj kokan. Edhe thash do ta vrasë. Thash nuk do ta lëshoi dhe ky do të jetë politikani i fundit që na ka mashtru”.

Më tutje ai në emision ka treguar se përse deshti Zoti dhe nuk e ndërmori këtë veprim.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?ref=search&v=337735225195553&external_log_id=1a947642-2720-4c2e-8fb7-900081dfdb8d&q=kojshia%20show

Exit mobile version