Epilogu

Mërgimtari që e ofendoi Thaçin ka ikur nga Kosova shkaku borxhlinjeve të bastores

Faton Palushi u bë i njohur pasi e ofendoi në stilin serb ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai në një deklaratë publike u shpreh se ka ikur nga Kosova sepse Thaçi e ka lënë pa shkollë.

Nuk duhet harruar faktin që Hashim Thaçi e ka bërë Kosovën me shkolla të reja, po ashtu i ka dhënë librat falas për nxënësit. Gjatë mandatit të tij janë rritur bursat dhe thuajse konviktet dhe menza ishte falas për studentët. Po ashtu, shkaku i Thaçit nxënësit sot mësojnë shqip dhe nuk mësojnë serbisht si para vitit 1999.

Faton Palushi është emër i njohur edhe për qytetarët e Suharekës dhe Prizrenit. Ata tregojnë që ai ka ikur jo nga Thaçi, por nga borxhlinjtë të cilëve ua ka marrë paratë për bastore dhe nuk ua ka kthyer. Ai ka ikur nga Kosova dhe për disa kohë nuk ka guxuar të kthehet në Kosovë.

Gjithashtu, ai ka edhe një arsye për ta urryer Thaçin sepse Thaçi i ka luftuar dhe larguar shokët e bashkëpunëtorët e prindit të tij nga Kosova.

Exit mobile version