Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish Presidentit Ibrahim Rugova z. Adnan Merovci, në një intervistë për Oral History Kosovo ka dhënë disa detaje interesante për periudhën e para luftës.
Ai ka treguar se si para shumë vitesh ka qenë e vështirë dhe jo e guximshme të flasësh për eksponentët e ilegalës edhe nëpër tavolina.
“Dy njerëz kur kanë folë, kanë këqyrë anash kush është i treti se liri shpirtërore s’kemi pasë. Idealin ke mujtë me pasë, kush më patriot se tjetri, por të lirë jo, sepse s’kem besu, edhe kjo ka qenë edhe si dogmë, në ato situata është pa mandej se kanë ardhë informacionet që ka organizime, ka grupe, por jo shumë të përhapura, në ilegalitet. Janë ditur eksponentët. Fjala, Adem Demaçi nuk u thanë me za kurrë. Gjithëhere jam ru, me të thanë unë ty përballë Adem Demaçi u duftë me këqyrë kënd e kam afër edhe po e ndin. Kush është Adem Demaçi se kemi pa kurrë kërkush, po qenka një autor i një libri “gjarpërinjtë e gjakut”, tek o kështu e tek o në burg e kështu“, ka treguar Adnan Merovci.