Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova, kishte treguar disa detaje për vrasjen e profesorit dhe veprimtarit Fehmi Agani.
Ai për Oral History Kosovo ka thënë se:
Domethanë, ni njeri që i thotë Fehmi Aganit, “Kom pritë me fol me ty në ‘98-ën… e kështu”, e ia shkrun emrin në paqetë të cigarës edhe e vret mandej. Për shembull, nuk ia fali që i ka ndodhë çiftit tim, por edhe mikut tim, njeriut me shumë merita dhe kontribute Bajram Kelmendit. I cili me dy djemtë dhe çifti i Bajram Kelmendit mos me e ditë që jetën nuk e ka të falun prej Millosheviqit, por rrin në 86 Prishtinë. Atij dritë e nur i qoftë shpirtit të tij sot. Por, megjithatë Bajrami ka qenë tjetër, Fehmi Agani ka qenë tjetër. Fjala vjen, Bajramit nuk ia ka falë jetën edhe ka dashtë edhe me rrojë, edhe djemtë edhe fëmiun 16 vjeç me ia ekzekutu, por çka i ka bo Fehmi Agani? Ni njeri që nuk ka kriju armiq kurrë, nuk ka pasë njeri ma i sjellshëm ndaj serbëve se Fehmi Agani, po ai tru i ka vy Kosovës, e qat’ tru s’ka dashtë me ia lanë Millosheviqi. Për këtë arsye… dhe qe ni ilustrim për Millosheviqin që osht’ goxha vështirë me interpretu edhe shpjegu.