Epilogu

Merovci: Për mua i thanë Rugovës që më ka dërguar shërbimi sekret serb, ja si ju përgjigjet

Rrëfimi interesant i Adnan Merovcit për Oral History Kosovo:

Rugovën e kanë përkrahë t’ritë, t’rejat, plakat, gratë, njerzit e meçëm, njerzit e pameçëm, njerzit edhe me t’meta mentale e kanë dashtë Rugovën, po nuk o kualitet edhe vlerë ajo, a po jo? Por, shumica absolute e kanë përkrahë. Edhe, e kanë përkrahë për disa arsye, ni prej tyne ka qenë politika e tij publike, transparente çdo gja, s’ka msheft te Rugova dhe ajo s’ka msheft osht’ pavarësi. Me ktë ti e zbeh dhe e shfryn ni kategori t’njerëzve që quhen bashkëpunëtor me regjimin.

Çka ka pasë hajr Serbia me qenë unë bashkëpunëtor i… njeriu ma i afërt i Rugovës, me qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe, çka me iu thanë une atyne? Rugova çka po don po t’tregon çdo të premten n’ora 10:00.

Bile me ni rast ka thanë, se tash mora shkas me folë. Kur i kanë thanë, “Kush është bre qiky djalë që po t’rrin mas e po vjen e, mos e kanë çu shërbimet serbe? A e njeh mirë a?” Ai si n’humor i ka thanë, ka thanë, “Po nashtë, n’koftë bile ma nimon mu pak. Para meje shkon iu 40 kallxon…” çka është puna e bashkëpunëtorit me ngu çka po thotë, ku je, me i tregu atij atje. Thotë, “ma leton pak mu se une t’premten ai nashta ma i shpejtë o”, po i kanë thanë, “Jo seriozisht po mendojmë” a din, ka thanë, “A seriozisht po mendoni a?” “Po”. “Po…” ka thanë, “s’ka bre gajle”. “Qysh more s’ka gajle kryetar?” “Po s’ka gajle, se n’koftë osht’ njeri ma i afërt i jemi edhe p’e di. Po thuni ju te k’osht’ edhe e di që osht’ po çka me bo që mun ka edhe tjerë edhe s’e di kush janë”. E kanë mshel gojën. Qe filozofia e Rugovës.

Pra, n’koftë që kryespiun mes shqiptarëve, ai vetën e ka qujt kryespiuni, se une po kallxoj çka po don populli, se shërbimi çka don, çka po zhvillohet ku je ti me ditë ai. Dhe me ktë, domethanë qe ni ide e tij qysh reflekton është shumë e thjeshtë. Motoja ime, ose moto, a doktrinë, a qysh t’dush, une e kam krijue nifar’ kombinimi t’fjalëve “Në hap me Rugovën” dhe unë i mbaj në mend tre hapa t’Rugovës deri sot. I pari, që osht’ shumë i randsishëm osht’ thyrja e mitit sërb mbi Kosovën. Kur kanë fillu sërbtë me thanë n’vitet e ‘90-ta që juve s’ju takon pavarësia. Pavarësia u konë sen i pashmangshëm, këta e ka arrit Ibrahim Rugova me e bo.

Thyrjen e mitit serb. Serbët kanë thanë, “Kosovo je srpska kolevka”, pra është djep i Serbisë. Kur e kanë pshtet për muri Rugovën me fjalë edhe t’hujtë ka thanë, “Po, mirë de. Le ta pranojmë që osht’ djep i Serbisë, por fëmiu osht’ shqiptar në atë djep”. A nuk osht’ ky thyrje e mitit? Një.

Exit mobile version