fbpx
Lajme

Merovci: Thaçi e çmonte Rugovën, tha se Rugova ishte figura më e sinqertë në Rambuje

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova z. Adnan Merovci, kishte shkruar në ditarin e tij personal çdo detaj nga komunikimet e përditshme të anëtarëve të delegacionit gjatë Konferencës së Rambujesë.

Adnan Merovci ka treguar se si Hashim Thaçi në prani të Edita Tahirit në Rambuje u kishte thënë se “Kam respekt për Rugovën“. Poashtu, Adnan Merovci në ditarin e tij duke treguar për debatet e shumta për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, citon Thaçin i cili thotë: “Rugova është figura më e sinqertë në Konferencë, krejt të tjerët janë me disa fytyra. Të lutem, ma mundëso një takim të shkurtër me Rugovën, vetëm ta përshëndes…”.

Më tutje, Merovci ka shkruar se “Thaçi e çmonte Rugovën, por jo publikisht“.

“Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”, tha Merovci.

AMP:
AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close