fbpx
Lajme

Merovci: Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje

Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, sonte në Debat Plus, ka treguar disa nga prapaskenat e organizimit të Konferencës së Rambujesë.

Merovci, ka thënë se ka pasur lobime edhe para mbajtjes së Konferencës që Thaçi të jetë kryesues i delegacionit të Kosovës.

“Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”, tha ai.

Merovci tregon se Thaçi gjatë viteve të ’90 kishte shkuar në shoqatën e shkrimtarëve e madje sipas tij ai kishte shprehur edhe dëshirën për të qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.

“Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës në vitin 1990. I kanë thënë për këtë duhet të flasësh me Adnanin, dhe ai nuk ka folur kurrë me mua. Ekzistojnë faktet që ai ka shprehur interesim të punojë në shërbimin e Rugovës”, tha Merovci./ Insajderi.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close