Epilogu

Merovci: Thaçi kërkoi që unë të mos qëndroi në sallë, Rugova i nervozuar i ra tavolinës

Bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Rugova z. Adnan Merovci, në librin e tij “Kështjella e mos (marrëveshjes) kishte treguar disa ndodhi interesante për zhvillimet brenda Konferencës së Rambujesë.

Ai për çdo lëvizje kishte mbajtur shënime në ditarin e tij. Ai poashtu kishte treguar se si e kishte pasur një mosmarrëveshje me liderin e delegacionit z. Hashim Thaçi, por i cili më vonë i kishte kërkuar falje duke i thënë se nuk e kishte personale me të dhe duke i vendosur nofkën “Amigo”.

Pjesë nga ditari;

Gjatë paraditës pata disa fërkime me Thaçin në lidhje me prezencën time në sallë. Ai kërkoi që gjatë takimeve unë mos të jem në sallë. I thash se këtu jam me një mandat dhe nuk jam anëtar i Delegacionit me të drejtë fjale, por jam në staf të Delegacionit, edhe pse në shërbim të Kryetarit Rugova. Kjo nuk i pëlqeu. I thash edhe se për prezencën time në sallë vendosë Rugova dhe i tërë Delegacioni, e jo ti. Pak me buzëqeshje ironike ma ktheu se nuk ka asgjë personale me mua. Kërkova që ta hedhë në rend të ditës prezencën time dhe çka të vendosë Delegacioni, ashtu bëhet.

Unë fola me Kryetarin, i cili më tha: Rri në sallë dhe mos ta ndien çka thonë të tjerët, ti je me mu dhe rri brenda. Mua kjo më duhej dhe thashë me vete Thaçit “pushka top t’u bëftë”., se në asnjë mënyrë nuk dal nga salla.

Më pastaj ishin deklaruar edhe Jakup Krasniqi i cili kishte thënë se “Nuk na pengon prezenca e Merovcit”.

Kryetari Rugova ishte pak i nervozuar dhe duke i rënë tavolinës u shpreh që unë të rri në mbledhje.

Exit mobile version