fbpx
Lajme

Merovci: Thaçi më tha Rugova është figura më e sinqertë në Rambuje, ja transkriptet e bisedës

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova z. Adnan Merovci, kishte shkruar në ditarin e tij personal çdo detaj nga komunikimet e përditshme të anëtarëve të delegacionit gjatë Konferencës së Rambujesë.

Ai ka treguar detaje ekskluzive dhe të pathëna më parë për rolin e liderit të delegacionit Hashim Thaçi dhe këmbënguljen e tij se nuk e nënshkruan marrëveshjen pa Referendumin për Pavarësi dhe transformimin e UÇK-së. Pothuajse të gjithë ishin në njërën anë dhe Thaçi ishte i vetëm. Drafti i parë që nuk u pranua nuk e kishte referendumin për Pavarësi dhe transformimin e UÇK-së. Thaçi këtë nuk e pranoi kurrsesi.

Ja komunikimet gjatë një dite në Rambuje;

Hashim Thaçi: Të presim mbas takimit me zonjën Ollbrajt. Unë them “PO”, por me referendum dhe me UÇK-në e transformuar. Unë më shumë nuk mundem dhe mos kërkoni më shumë nga unë.

Jakup Krasniqi: Kemi pasur mjaft kohë të mendojmë. Secili kemi punuar. Nuk mund të matim me kandar se kush më shumë e kush më pak. Të lirohemi nga bindja se vetëm unë kam të drejtë. Kemi hyrë në këtë sallë dhe vendimi duhet të merret në këtë sallë e jo nga jashtë. Ne e dimë se nga këtu nuk do të kemi pavarësi, por po na hapen disa porta. (vazhdon…).

Më pastaj kishte folur Thaçi duke thënë se do të jap dorëheqje, e pastaj kishte reaguar Rugova duke i thënë “Ndal, bre, Hashim, mos u ngut?”.

Ora 15:30. Më thirri Shenasi Rama dhe më tha se Thaçi do që të bisedojmë me mua. Dola jashtë dhe e pashë që Thaçi më priste te liqeni.

Hashim Thaçi: Tungatë shef, më tha.

Unë (Adnan Merovci): Tungatë Drenicë, ia ktheva.

Hashim Thaçi: Të njoh dhe të çmoj shumë. E di që ti ke ndikim te Rugova. Të lutem, thuaji Rugovës të mos e nënshkruajë Marrëveshjen, se do të mbarojmë të gjithë.

Unë (Adnan Merovci): Dua shpjegime dhe sqarime për këtë

Hashim Thaçi: Nuk bën fare me e nënshkru Marrëveshjen. Kam informacione se kjo Marrëveshje nuk duhet të nënshkruhet.

Unë (Adnan Merovci): Nga kush i ke këto informacione?

Hashim Thaçi: Prej amerikanëve, por jo prej Hillit. Sikur të kishte dashur Hilli, na kishte thirrë në Amerikë, e jo këtu. Pas një kohe të shkurtër do të organizohet prapë Konferencë.

Unë (Adnan Merovci): Po çka me të tjerët e UÇK-së që janë në Delegacion, ata po e pranojnë Marrëveshjen.

Hashim Thaçi: Ata nuk e dinë. Unë jam taku me FBI-në, me NATO-n dhe me Hollbrukun disa herë, a po kupton çka po mendoj? Pra, thuaji Rugovës të mos e nënshkruajë këtë Marrëveshje, sepse Rugova është figura më e sinqertë në Konferencë, krejt të tjerët janë me disa fytyra. Të lutem, ma mundëso një takim të shkurtër me Rugovën, vetëm ta përshëndes, sepse në sallë më unë nuk kthehem. Pra, përcillja këtë porosi dhe ma siguro një takim me te. Edhe njëherë, të lutem, thuaji të mos e nënshkruajë, sepse pastaj do të më thotë “pse Hashim nuk më ke tregue?

Pas kësaj, Thaçi ishte rikthyer përsëri në Kosovë për t’u konsultuar me komandantët e zonave. Ai siguroi mbështetjen e Ollbrajt për dy pikat; Referendumin për Pavarësinë dhe transformimin e UÇK-së. Adnan Merovci tregon se pa këmbëngulësinë e tij këto të dyja nuk do të arriheshin në Rambuje.

Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, sipas autorëve britanikë (gazetarë të prestigjiozes Times), ishte ndër të vetmit që në Rambuje mendonte për pavarësinë e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, derisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe një pjesë të delegacionit të Kosovës, kjo ishte utopike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close