Epilogu

Merret vendim për 224 personat që organizuan puçin në Turqi

Gjykata në Ankara solli ​​sot vendimin për rastin e 224 të akuzuarve të cilët janë përfshirë në një akuzë kornizë për ngjarjet në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në Ankara gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, në mesin e të cilëve janë anëtarët e trupit drejtues të FETO-s, i ashtuquajturi “Këshilli për Paqe në Atdhe”, raporton Anadolu Agency (AA).


Disa anëtarë të FETO-s, përfshirë edhe ish-komandantin e Forcave Ajrore të Turqisë, gjenerali Akin Ozturk, u dënuan me 141 dënime me burg të përjetshëm.Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në Ankara ishte një nga vendet kryesore në natën e përpjekjes së grushtit të shtetit, ku anëtarët e lartpërmendur të “Këshillit për Paqe në Atdhe” menaxhuan të gjithë procesin. Gjykata në Ankara sot solli vendimin për procesin kryesor kundër FETO-s.

Ish-komandanti i Rojes së nderit të zyrës së presidenti të Turqisë dhe ish-koloneli Muhsin Kutsi Baris, i cili gjatë përpjekjes për grusht shteti dha urdhër për marrjen e ndërtesës së TRT-së, u dënua me burg të përjetshëm.

Dënim me burg të përjetshëm iu caktua edhe ish-oficerit kryesor ndërlidhës të zyrës së presidentit Erdoğan dhe anëtarit të FETO-s i të ashtuquajturit “Këshillit për Paqe në Atdhe”, Ali Yazici.

Ish-oficeri ndërlidhës i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Turke, Levent Turkkan, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm.

Ish-kryetari i Zyrës për Analiza të Informacionit në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë, Sinan Surer, u dënua gjithashtu me 141 burgime të përjetshme. Me 141 burgime të përjetshme u dënua dhe gjeneral majori Kubilay Selcuk si dhe gjeneral majori Mehmet Disli, ish gjeneral lejtnant Ilhan Talu, gjeneral majori Mehmet Partigoc.

Dosja e të akuzuarve përmban të paktën 2.386 parashtrues të padisë, përfshirë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe shumë qytetarë turq të cilët janë plagosur në natën e 15 korrikut.

Gjatë procesit janë dëgjuar 235 dëshmitarë.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta arriti të forcojë në mënyrë të konsiderueshme piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve, dhe më në fund më 15 korrik të vitit 2016 kreu përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi ranë dëshmorë 251 persona ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.


Exit mobile version