fbpx
Lajme

Mësuesi: Profesori i Biologjisë e nxori, Thaçi i vetmi që guxoi ta kap gjarprin me dorë

Arsimtari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Zymber Hasani ka treguar se si e ka marrë nofkën “Gjarpri”, Thaçi.

Ai ka thënë se kjo nofkë iu vendos pas një veprimi të tij në shkollë.

Sipas tij, ai në orën e biologjisë, për dallim nga të gjithë nxënësit e tjerë, kishte pasur guxim ta kapte gjarprin me dorë.

“Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush me e kap gjarprin me dorë?”. Askush nuk ka guxu, ai ia ka ngjitë gjarprit e ka kap me dorë”, tha Zymber Hasani në Kojshia Show.

Poashtu, për shkak të kalimit të kufirit, mbi 30herë ishte një nga arsyet e vendosjes së kësaj nofke. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close