Një mësuese e kundërshtoi sot grevën në arsim, derisa i tha kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën, raporton Gazeta Blic.
Refiqe Hamiti, një mbështetëse dhe aktiviste e Vetëvendosjes e ka kundërshtuar ashpër grevën dhe kryesindikalistin Rrahman Jasharajn. Ajo para pak ditësh e ka quajtur edhe njeri jo normal kreun e sindikatës së arsimit.
Por, nga ajo që shihet mund të vërehet se mësuesja në fjalë ende nuk di të shkruaj pa gabime drejtshkrimore. Nuk di të vendosë ende shenjat e pikësimit, konkretisht “presjen”.