Metush Zenun në rolin e të çmendurit, i fyen gruan dhe dekmit të burgosurit politik
Haki Morina është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Ka ndejtur në burgjet jugosllave mbi 8 vjet në burg. Ishte torturuar jashtëzakonisht shumë. Familjarisht ishin të përndjekur dhe vëllezërit ishin pjesë e luftës çlirimtare.
Metush Zenuni, një person nga diaspora, i cili ka fyer e akuzuar në të shumtën e rasteve pa asnjë bazë figurat qendrore të UÇK-së, këtë herë është shfrenuar në gjuhën e tij kundrejt Haki Morinës.
Metush Zenuni ka akuzuar tërthorazi e direkt dy krerët e UÇK-së; Hashim Thaçin e Kadri Veselin për veprimtarin Behajdin Hallaqi. Pas shkrimit të tij ka komentuar Haki Morina ku ka thënë se “nuk merret referencë njeriu (Metush Zenuni) që pin kafe dhe bashkëpunon me antishqiptarin Dick Marty për të ngritur tema si kjo.
Pas kësaj ka reaguar Metushi Zenuni duke thënë se “Haki Morina mut Morina. E pashe qe me ke thënë mut, por nuk tu pëgjegja, sepse kur muti të thotë mut, e shikon veten në pasqyre.Për kete te dytën, ose ke me qitë fakte, ose ki me qi gruen tane dhe nanên e dekr n‘vorr.Shpifjet e tua te stilit te UDB-sė, nuk mund të më ulin mua. Ti je i paguar nga PRONTISTËT, për të shpifur kunder te gjithe atyre qe ua qjerrin maskat banditëve. Eshte mire qe jemi dyt ne Zvicër, dhe së shpejti shihemi në gjyq!Edhe me kanun, shihemi më vonë, more mut i Serbisë e djalë i shumarit spiun!”.
Pas kësaj ka reaguar Haki Morina duke shkruar se;
Për që e kam patur babën shumar dhe jemi kapur nga UDB familjarisht, dje e mora vesh nga Metush Zenuni, që sipas Ibrahim Kelmendit qenka historian dhe studiues i fortë.Shikone veç çfar fjalori ka përdorur ky tipi që ka marrë titullin magjistër i historisë.Po e bëj këtë postim për ata që nuk e njohin këtë militantin e VV, i cili tash po thot që nuk jam VV (me siguri as ata s’kanë mundur ta durijnë idiotizmin e tij). Përndryshe për ata që e njohin ky veprim i tij nuk është i papritur.Ky tipi vet ja ka deklaruar Arben Krasniqit që dy herë ka pirë kafe me Dick Martyn.Ky tipi, ka marrë azil politik pas luftës në Zvicër. Shtrohet pyetja, kush cili pushtet e ka ndjekë?
Po ta kishte ndjekë pushteti i Kosovës, Zvicra intervenon direkt tek pushteti, sepse instituconet zvicerane kanë mardhnje direkte me institucionet e Kosovës. E vetmja mundësi ka qenë të deklarohet që është minoritet. E çfar minoriteti një dreq e din.Ky tipi na tregon foto nga lufta, por është e vertetë edhe që bashkëluftarë të tij thonë se ka qenë frikacak dhe ka dezertuar pas disa muajve.Tash me mish e me shpirt është angazhuar që të burgosurit në Hagë të dënohen për krime lufte.Vet fakti që thot se babai im ka qenë shumar, vërteton në mënyrë të qindpërqind karakterin e tij prej idioti. Sepse krejt ata që e njohin, e dinë mirë që babai im ska punuar kurr në jetën e tij punë shteti, e lere më shumar. Me 1945 e kanë lutur të punoj infermier, për shkak se ka patur të kryer një kurs infermierie në ushtri, por se ka pranuar me arsyetimin që nuk mund ta punoj tokën nëse e pranon atë punë.
Përndryshe të gjithë e dinë që ai ka punuar privat gjithmonë si mjeshtër i i gurit.E Ibrahim Kelmendi duke u shërbyer me këta tipa po e bën një punë të keqe, një punë që i shërben armiqve të Kosovës, të cilët po mundohen me çdo kusht që nëpërmjet figurave politike që janë në Hagë, ta kompremtoj luftën çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në.