Lajme
Miftaraj pas iniciativës së PDK-së: Për keqardhje me e dërgu ligjin për KPK në Gjykatë Kushtetuese
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi PDK-ja e ka dërguar ligjin për KPK-në në Gjykatë Kushtetuese.
Sipas tij, kjo iniciativë është për keqardhje, pasi që një parti që e pengon reformën në KPK ka problem që ta shohë sistemin prokurorial të pavarur.
“Nje parti qe e pengon reformen ne KPK ka probleme serioze me integritet, ka probleme serioze me pa sistemin prokurorial te pavarur, ka probleme serioze me konceptin e sundimit te ligjin, me nevojat e qytetareve te Kosoves per drejtesi.”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj, në një postim në rrjetin social “Facebook”.